Kuburoviç: Shqiptarët të frikësohen nga Gjykata Speciale, u kemi dhënë prova të reja

  • 14 June 2019 - 10:53
Kuburoviç: Shqiptarët të frikësohen nga Gjykata Speciale, u kemi dhënë prova të reja

Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviç, në një intervistë për të përditshmen serbe “Novosti”, ka folur rreth iniciativës së Kosovës për krijimin e një Tribunali ku do të gjykohen krimet serbe të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës.

Ajo thotë se një nismë e tillë është e papranueshme dhe jonjerëzore, pasi sipas saj në të synohet vetëm gjykimi i serbëve.

Kuburoviç thotë se shqiptarët më shumë duhet të shqetësohen për Gjykatën Speciale dhe për raportin e Dick Martyt.

“Unë mendoj se shqiptarët duhet të jenë më të shqetësuar rreth Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, të cilët do të merren me raportin e Dick Martyt. Në muajt e fundit, prokurori i ri ka kërkuar dokumente nga Beogradi, që u janë përcjellë përmes një delegacioni të BE-së. Një numër i madh dëshimtarësh janë duke pritur për të dhënë dëshmi dhe prova”, ka thënë ajo.

Rreth mundësisë së ngritjes së aktakuzave për politikanë të profilit të lartë, sikurse Thaçi, Haradinaj e Veseli, Kuburoviç thotë se nuk beson që Gjykata Speciale do të ngrit aktakuza ndaj një niveli të tillë.

Sipas saj nëse do të kishin një synim të tillë, ajo do të duhej të kishte ndodhur tashmë.

“ Unë nuk jam e sigurt që mund të ngrihen aktakuza kundër personave të rangut të lartë. Nëse do të kishte vullnet, një gjë e tillë do të kishte ndodhur”, është shprehur ajo.

(Kosova Sot Online)