Pas shumë dilemash, Meghan Markle dhe Princ Harry zgjedhin një dado për Archie-n

  • 14 June 2019 - 11:16
Pas shumë dilemash, Meghan Markle dhe Princ Harry zgjedhin një dado për Archie-n

Meghan Markle është cilësuar si një nga dukeshat më të “vështira” të pallatit mbretëror për shkak të raportit të saj plot problematika me stafin dhe punonjësit të cilët janë përkujdesur për të gjatë qëndrimit të saj në pallatin ‘Kensington’.

Pavarësisht këtij fakti, duket se së fundmi dukesha e Sussex ka arritur të gjejë dadon që i duhej për vogëlushin e saj, Archie. Burime për ‘HarpersBazaar’ kanë zbuluar se Markle dhe Princ Harry kanë punësuar një dado, e cila do të kujdeset në pjesën më të madhe të kohës, sidomos në momentin kur dyshja mbretërore do të niset për turin në Afrikë.

Ata janë duke shpresuar realisht që personi më i ri i stafit të tyre, mos të komunikojë asgjë personale lidhur me familjen e tyre, jashtë punës. Kujtojmë se deri më tani, Meghan ka ndryshuar disa herë staf ndërsa një pjesë e tyre e ka cilësuar 37-vjeçaren si një person me sjellje tepër negative.

(Kosova Sot Online)