Momenti kur trupat ruse vrasin tre serbë në afërsi të Gjilanit, më 1999

  • 15 June 2019 - 10:36
Momenti kur trupat ruse vrasin tre serbë në afërsi të Gjilanit, më 1999

Në incidentin më të përgjakshëm të misionit paqeruajtës tre mujor në Kosovë, ushtarët rusë vranë tre serbë pasi ata refuzuan të ndalnin një sulm ndaj shqiptarëve.

Incidenti ndodhi në qershor të vitit 1999 në një fshat kryesisht të banuar me serbë në afërsi të Gjilanit.

Sipas KFOR-it, rusët nxituan në vendin e ngjarjes pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Pasi arritën në vendin e ngjarjes, ushtarët rusë të KFOR-it urdhëruan serbët të ndalonin së rrahuri një shqiptar të plagosur.

Dy shqiptarë të tjerë, një i plagosur rëndë dhe një i vdekur, u gjetën në një makinë të afërt.

Në vend të kësaj, serbët qëlluan rusët, të cilët kthyen zjarrin duke vrarë tre prej tyre.

Shikoni pamjet e publikuara nga AP:

(Kosova Sot Online)