Vdes një person në Istog, rrokulliset me traktor

  • 15 June 2019 - 20:20
Vdes një person në Istog, rrokulliset me traktor

Një person në Istog ka vdekur pasi është rrokullisur me traktor në bjeshkët e fshatit Uçë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa mosha e tij është e rreth të 60-ve.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:25 minuta, Policia është informuar se një person është rrokullisur me traktor në fshatin Uçë. Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante, ndërsa mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Rugova për media.

Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë i personit t’i dorëzohet familjarëve për ceremoninë mortore.

(Kosova Sot Online)