Maria Suokko merr detyrën si përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë

  • 17 June 2019 - 10:07
Maria Suokko merr detyrën si përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë

Maria Suokko nga Finlanda është emëruar përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe ka filluar punën sot.

Ajo në këtë post zëvendëson Alessandra Roccasalvo, e cila ka qenë në këtë detyrë nga 1 janari 2019.

Para emërimit në këtë detyr Suokko ishte këshilltare e lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës në Helsinki që nga shtatori 2017.

Ajo gjithashtu shërbeu si Udhëheqëse për Bashkëpunim pranë MPJ të Finlandës në Myanmar (2014-2017) dhe Këshilltare e Lartë në MPJ të Finlandës (2012-2014).

Përvoja e saj me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përfshin postin e Specialistes të Programit në Byronë Rajonale për Azi dhe Paqësor (2006-2010), Ndihmës Përfaqësuese e Përhershme në UNDP Kinë (2001-2005), Menaxhere e Programit Mjedisor të UNDP-së në Kamboxhia (2000- 2001) dhe Zyrtare e Programit në UNDP Tajlandë (1998-2000).

(Kosova Sot Online)