VV-ja s’e voton Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike

  • 17 June 2019 - 12:06
VV-ja s’e voton Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike

Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta votojë Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

Kjo u bë e ditur nga deputetët e kësaj partie Ismail Kurteshi dhe Xhelal Sveçla.

Këtë qëndrim ata ua thanë organizatave të shoqërisë civile të cilët po marshojnë në kundërshtim të këtij projektligji.

Kurteshi tha se përkrahin kërkesat e shoqërisë civile, por që nuk kanë fuqi ta ndalojnë atë. Ai ka paralajmëruar se nëse votohet do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë besoj se nuk do të kalon, por nëse kalon do ta dërgojmë edhe në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj”, tha Kurteshi.

(Kosova Sot Online)