“O mashtrues”, Rama pritet me protestë në Londër
Pritet me proteste ne Londer kryeministri i Shqiperise Edi Rama. Rama ndodhet sot ne kryeqytetin britanik per një vizitë zyrtare.
Por, dega e Partisë Demokratike në Londer ka organizuar nje proteste me pankarta dhe thirrje kunder Rames, duke e “befasur” me kete menyre pritjeje.
Disa protestues jane mbledhur para hotelit ku qëndroi kryeministri, nderkohe qe me pas e kane pritur para godines ku Rama do te kete takimet zyrtare.
Ne kete video, Rama sapo del nga makina, dikush i thërret “O mashtrues”, dhe Rama i përgjigjet me një buzëqeshje.
Nderkohe ne faqen e vet ne Facebook, kryetari i PD në Londër Naim Hasani ka postuar video te protestuesve kunder Rames ne Londer.
(Kosova Sot Online)