Meghan Markle flet për adoptimin e kafshëve, dukesha ka një mesazh special për të gjithë

  • 18 qershor 2019 - 11:08
Meghan Markle flet për adoptimin e kafshëve, dukesha ka një mesazh special për të gjithë

Meghan Markle u bë donatorja e një prej qendrave të bamirësisë për kafshët në Mayhew në Londër në muajin janar të këtij viti. Pas kaq muajsh dukesha e Sussex ka shkruar diçka lidhur me këtë qendër, duke treguar se vetë ajo ka mbajtur një qen më parë dhe se ka një lidhje të veçantë me ta. Ajo shtoi se nga eksperienca e saj e di se çfarë do të thotë të adoptosh një kafshë dhe se është një vendim që vjen me shumë përgjegjësi që të ndryshon jetën.

37-vjeçarja i ka inkurajuar të gjithë që të adoptojnë kafshët dhe të bëjnë bamirësi për qendrat e tyre. Meghan u shpreh gjithashtu se ndihej krenare që po punonte me atë organizatë dhe se e ardhmja do të sillte të tjera bashkëpunime të rëndësishme në këtë fushë.

Image

 

(Kosova Sot Online)