Lista Serbe: Jeremiq në bashkëpunim me Prishtinën, po planifikojnë sulm ndaj Vuçiqit

  • 18 June 2019 - 13:19
Lista Serbe: Jeremiq në bashkëpunim me Prishtinën, po planifikojnë sulm ndaj Vuçiqit

Lista Serbe ka njoftuar sot se Vuk Jeremiq, për të cilin thonë se “është fatkeqësi e popullit serb në Kosovë” erdhi te “mentorët e tij në Prishtinë” për të planifikuar së bashku një sulm ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Serbisë.

Sipas kësaj liste, “Vuk Jeremiq është krijuesi i shtyllës më të fortë të platformës së Prishtinës kundër dialogut, dhe kjo për shkak të kërkesës së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila legalizoi pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës”.

(Kosova Sot Online)