Ja kush e thotë: Prokuroria i ka faktet, ky është skenari kriminal me Devollët

  • 19 June 2019 - 07:41
Ja kush e thotë: Prokuroria i ka faktet, ky është skenari kriminal me Devollët

“Nëse është e vërtete për këto fakte që i ka thënë ish Kryetari i Bordit , Rexhë Gjonbalaj , atëherë me të vërtetë prokuroria speciale e Kosovës duhet menjëherë të veproj duke i ndëshkuar këta persona të cilët janë të përfshirë në aferën skandaloze për planifikimin e shkatërrimit të Telekomit të Kosovës”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë dhe analisti i politikave ekonomike, Dardan Grapci, e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë dhe me notë pozitive punën e komisionit hetimor për PTK-në që e ka bërë deri më tani.

Image

 

Grapci madje thotë se është për tu lavdëruar puna e këtij komisioni, e cila po vazhdon të jetë shumë transparente për opinionin në mënyrë që edhe vetë qytetarët ka krijojnë bindjen e tyre për ato që fliten dhe raportohen në këtë komision, e që pa dyshim po e zbardhin një skenar tepër kriminal të përgatitur për shkatërrimin e Telekomin përmes kontratës me Z- Mobile.

“Komisionin Parlamentar për PTK-në duhet ta përgëzojmë për punën e tyre që janë duke e bërë, sepse me të vërtetë skenari kriminal për shkatërrimin e Telekomit të Kosovës nga DEVOLLET përmes kontratës së nënshkruar me Z-MOBILE, shihet ashiqare që ka qenë shumë kohë i planifikuar dhe i paramenduar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se shumë nga dilemat që kanë mundur të ekzistojnë deri më tani, duhet të hiqen pas raportimit të ish kryetarit të Bordit, Rexhë Gjonbalajt dhe prokuroria të mos vonohet me veprimet e veta bazuar në ligj dhe në fakte.

“Nëse është e vërtete për këto fakte që i ka thënë ish Kryetari i Bordit, Rexhe Gjonbalaj, atëherë me të vërtetë prokuroria speciale e Kosovës duhet menjëherë të veproj duke i ndëshkuar këta persona të cilët janë të përfshirë në aferën skandaloze për planifikimin e shkatërrimit të Telekomit të Kosovës me nënshkrimin e kontratës me kompaninë Z-MOBILE”, theksoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

“Pas këtyre raportimeve ka aq shumë fakte të bollshme sa që një prokurorë i fuqishëm do të kishte dhënë urdhër aty për aty për të ndaluar sinjalin për abonentët e Z- Mobile, derisa nuk zgjidhet i tërë problemi. Prokuroria speciale gjithashtu do të duhet të jep që tani urdhër për ndërprerje të menjëhershme të e sinjalit të Z-MOBILE në tërë Republikën e Kosovës, si dhe të dëmshpërblehet nga Devollet Telekomi i Kosovës në vlerën monetare prej 30 milion euro, aq sa është raportuar shifra e humbjeve para disa ditësh”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)