Shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt

  • 19 June 2019 - 07:54
Shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, zyra e UN Women në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë organizojnë shfaqjen e dokumentarit “Prokurorët”, pasuar nga një diskutim me regjisoren e dokumentarit dhe njëkohësisht fituesen e çmimit Emmy, znj. Leslie Thomas.

Shfaqja e dokumentarit do të hapet në orën 17:00 me fjalime hyrëse nga Vlora Nushi, Drejtoreshë e Zyrës së UN Women, me foles kryesor: Philip S. Kosnett, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës; Atifete Jahjaga, ish-Presidente e Kosovës; Ruairi O’Connell, Ambasador i Britanisë së Madhe dhe Christian Heldt, Ambasador i Gjermanisë. Poashtu, Jasmin Mesiç, prokuror i dhunës seksuale në konflikt nga Bosnja dhe Hercegovina.

‘Prokurorët’ është dokumentar që tregon historinë e tre juristëve të përkushtuar që dhuna seksuale në konflikt të mos mbetet e pandëshkuar. Filmi u konceptua nga besimi se ligji është për të gjithë, veçanërisht për ata që kanë përjetuar krime të paimagjinueshme gjatë konfliktit – qoftë dje apo njëzet vite më parë.

Ky dokumentar mbështet fushatën për t’i dhënë fund mosndëshkimit të autorëve të dhunës seksuale në konflikt, si abuzim i të drejtave të njeriut që për shekuj me radhë ka prekur njerëzit e të gjitha gjinive.

(Kino Armata, ora 17:00)

(Kosova Sot Online)