Policia e ndali për kontrollë rutinë, ia gjeti brenda makinës shtatë thasë drogë

  • 20 June 2019 - 12:49
Policia e ndali për kontrollë rutinë, ia gjeti brenda makinës shtatë thasë drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se njësitet e saj kufitare ditën e djeshme gjatë kontrollimit  rutinor në hyrje të pikës kufitare ‘Qafa e Morinës’, ka hasur në një person të dyshuar mashkull/shqiptar shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë duke e drejtuar një veturë të tipit ‘Opel Vectra’ me targa të Shqipërisë.

Policia Kufitare sipas procedurave të punës, gjatë regjistrimit të personit në fjalë në sistemin verifikimit të personave, ka vënë re disa lëvizje të dyshimta të tij, me ç’rast i njëjti është futur në vijën e dytë të kontrollit, dhe gjatë kontrollimit  në bagazhin e të njëjtit janë gjetur 7 (shtatë) thasë me narkotikë të dyshuar të llojit marihuanë.

Pas gjetjes së kësaj substance të llojit të lartcekur, automjeti i të dyshuarit i është nënshtruar një kontrolli të detajuar, kontroll në të cilën kanë asistuar Policia Shqiptare dhe Dogana e Kosovës dhe  e shtetit Shqiptar.

Sasia e konfiskuar e substancës narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, pas matjes nga njësia e Antidrogës, ka rezultuar se pesha e përgjithshme e narkotikëve është 48.650 kg. Në vendngjarje përveç njësive relevante të Policisë së Kosovës si ajo ‘Antidrogë’ dhe njësia ‘K9’ ka dalë edhe prokurori kujdestar me vendim të të cilit, personi i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)