Skandali në zyrën e Thaçit, alarmon rëndë eksperti i sigurisë: Kështu operojnë 720 spiunët e Serbisë në Kosovë

  • 20 June 2019 - 13:36
Skandali në zyrën e Thaçit, alarmon rëndë eksperti i sigurisë: Kështu operojnë 720 spiunët e Serbisë në Kosovë

“Këta sigurisht se janë të shpërndarë edhe nëpër institucione, përfshirë edhe Presidencën. Përgjegjësia pse këta spiun po infiltrohen në nivel të institucioneve të shtetit e kanë të gjithë liderët politik të cilët në vija institucionale kanë bërë dare pak, apo kanë dështuar tërësisht”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që të shkarkojë nga posti i këshilltarit, Bransilav Nikolicin, për të cilin në media ishte raportuar se kishte qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA). Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e Thaçit, për Nikolicin nuk kanë pasur asnjë të dhënë.

"Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media", thuhet nder tjerash ne njoftimin e presidentes.

Mirëpo njohësit e fushës së sigurisë nuk e amnistojnë as presidencën dhe as institucionet tjera të sigurisë për përgjegjësinë që mbajnë dhe nuk e kanë hetuar deri në fund të kaluarën e Nikoliqit, por kanë lejuar që të ndodhë një skandal i këtyre përmasave në institucionet e shtetit të Kosovës. 

Image
Xhevat Meha

Sipas njohësit të fushës së sigurisë, Xhevat Meha, përgjegjësia në këtë rast bie edhe mbi presidencën edhe mbi AKI-në e cila i raporton direkt Presidentit.

Sipas ekspertit Meha, është e ditur që në Kosovën e pas luftës së fundit veprojnë rreth 720 spiunë të stërviture të betuar të Serbisë në Kosovë, dhe

“Kjo e dhënë i është bërë e ditur opinionit publik para një kohe mjaftë të gjatë opinionin por institucionet janë treguar të pa kujdesshme për të përcjellë dhe parandaluar veprimtarinë e tyre. Këta sigurisht se janë të shpërndarë edhe nëpër institucione, përfshirë edhe Presidencën”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Sipas ekspertit Meha, në një shtet serioz kjo nuk do të ishte aspak normale, por për Kosovën që nuk ka ndërtuar sa duhet institucione profesionale e të pa ndikuara nga shërbimet e huaja, kjo edhe mund të duket krejtësisht normale.

”Edhe nuk është por edhe është normale! Nuk është normale për shtetet e konsoliduara dhe është normale për Kosovën. Kosova ka arritur që para 20 viteve të largoj forcat e sigurisë dhe administrimin serb mirëpo nuk ka ndjekur rrjetin e spiunëve. Në fakt as që është angazhuar dikush për ta këputur veprimtarinë e fshehtë serbe në Kosovën e pas luftës së fundit. Kjo ka bërë që strukturat e fshehta të veprojnë lirshëm dhe të bëjnë çfarë të duan”, tha Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”. 

Prandaj sipas Mehës, këto struktura janë infiltruar edhe në institucionet e sigurisë kudo.

“Këto struktura kanë përfshirë nën kontroll çdo institucion të Kosovës ku edh AKI nuk është ndonjë përjashtim”, ka pohuar Meha për “Kosova Sot Online”.

“Nuk do të thotë që nuk ka asnjë përpjekje nga asnjë individ brenda institucioneve dhe në Kosovë në tërësi që nuk kryen veprime në ndjekjen e këtyre spiunëve sepse Kosova nuk është e këtyre 720 spiunëve dhe përmes tyre edhe Serbisë, por është e qytetarëve të Kosovës. Përgjegjësia pse këta spiun po infiltrohen në nivel të institucioneve të shtetit e kanë të gjithë liderët politik të cilët në vija institucionale kanë bërë dare pak, apo kanë dështuar tërësisht”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

“E keqja është se asnjë e bash asnjë nga krerët ose zyrtarët e lartë të partive politike nuk ka kryer asnjë veprim, ama bash asnjë veprim në ndjekjen e këtyre spiunëve, kjo të paktën jo të ditura për qytetarët e Kosovës”, përfundoi Meha për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).