Trump: Irani bëri një gabim shumë të madh me rrëzimin e avionit amerikan

  • 20 June 2019 - 18:57
Trump: Irani bëri një gabim shumë të madh me rrëzimin e avionit amerikan

Presidenti Donald Trump tha se Irani ka bërë një gabim shumë të madh pasi forcat iraniane ia rrëzuan ushtrisë amerikane një avion.

Washington tha të enjten se një njga avionët e tyre është rrëzuar në hapësirën ndërkombëtare mbi ngushticën e Hormuzit nga një raketë iraniane sipërfaqësore-ajrore.

Por Teherani diskutoi se ku ndodhi incidenti, duke thënë se RQ-4 Global Haëk kishte shkelur hapësirën ajrore iraniane mbi krahinën jugore bregdetare të Hormozgan.

Më vonë të enjten, Trump shkroi në Twitter: “Irani bëri një gabim shumë të madh!”

Incidenti shënoi sulmin e parë të drejtpërdrejtë të Iranit mbi pasuritë e SHBA-së mes një krize në rritje midis dy vendeve. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane e quajti atë “sulm të paprovokuar”.

Sulmi i së enjtes ishte i fundit në një seri incidentesh që nga mesi i majit, duke përfshirë sulmet e dyshuara mbi gjashtë depozita të naftës, për të cilat SHBA-të fajësuan Iranit.

Teherani mohoi përfshirjen, por e gjithë kjo ka ngritur frikën se një keqpërdorim ose një rritje e mëtejshme e fërkimeve mund të shtyjë SHBA-në dhe Iranin në një konflikt të hapur.


(Kosova Sot Online)