Momenti kur Rama hyn në mitingun në Shkodër i rrethuar me policë! Krah tij shfaqet dhe Tom Doshi

  • 20 June 2019 - 21:40
Momenti kur Rama hyn në mitingun në Shkodër i rrethuar me policë! Krah tij shfaqet dhe Tom Doshi

Këto janë pamjet kur kryeministri Rama shkon pranë mitingut në Shkodër. Nga pamjet duket qartësisht se kryeministri është i rrethuar nga forca të shumta rendi, policia, garda por edhe persona të veshur civilë.

Ajo që ka rënë në sy është dhe fakti se nën shoqërinë e Edi Ramës ishte dhe deputeti Tom Doshi, i përjashtuar nga PS prej disa vitesh pas përplasjes së ashpër me Ramën.

Hyrja e Ramës këtë të enjte në Shkodër është shoqëruar me jo pak tensione, pasi rreth 30 metra larg mitingut të PS-së, demokratët e kryesuar nga kryebashkiakja e qytetit Voltana Ademi mbajtën një protestë prej mëse dy orësh, ku pati një sërë përplasjes të forta me policinë. Në protestë u përdor dhunë nga të dyja kampet. Protestuesit hodhën gurë në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit kanë hedhur disa herë gaz lotsjellës dhe spraj lotsjellës.


(Kosova Sot Online)