Ish agjenti i SHIK-ut ‘trondit’ me akuzat ndaj Thaçit: Ja lidhjet me UDB-në serbe, AKI e ka ditur se...

  • 21 June 2019 - 07:30
Ish agjenti i SHIK-ut ‘trondit’ me akuzat ndaj Thaçit: Ja lidhjet me UDB-në serbe, AKI e ka ditur se...

“I njëjti njeri që e kemi sot president është vet produkt i shërbimeve sekrete, në këtë rast shërbime armiqësore, si shërbimit sekret francez DGSE dhe shërbimi serb UDB. Thaçi e ka ditur shumë mirë kë e ka brenda pasi vëllamin e Bratisllav Nikoliqit presidenti i jonë Thaçi e ka shumë jaran, shpesh kanë pirë dhe pinë raki bashkë”, tha Miftari për “Kosova Sot Online.

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari,duke folur për skandalin e fundit në presidencën e Kosovës, thotë se presidenti, Hashim Thaçi aksidentalisht ka vendosur që ta shkarkoj anëtarin e shërbimit sekret BIA-s serbe, Branisllav Nikoliç

Image

“Vetëm kur i ka dalë në shesh kjo afër presidentit, sepse ai nuk do ta kishte bërë këtë asnjëherë sikur mediet të mos e kishin zbuluar atë, edhe pse i pari i shtetit e ka ditur të kaluarën e tij. Është rrenë e kulluar që presidenti i Kosovës nuk e ka ditur se "këshilltari" i tij, i cekuri që është agjent sekret i BIA-s, UDB-së. Po e them këtë duke qenë plotësisht i bindur në këtë që mendoj sepse presidenti i Kosovës i ka këshilltar afër vetit dy ish drejtorët e AKI-së që e kanë ditur mirë se cilin e kanë kolegë. Tani befasoheni se nga i din Serbia të gjitha planet e Kosovës dhe operacionet e policisë të Kosovës akoma pa u implementur ato plane shtetërore. Prandaj mos të harrojmë se i njëjti president, atëherë kryeministër para disa vitesh dërgoj edhe RSU policinë tonë në veriun e Kosovës që e kontrollojnë serbët me Beogradin. I dërgoi policinë tonë pa kurrfarë përgatitjesh mu në gojë të “ujkut” ku pati të plagosur dhe një polic të vrarë, Enver Zymberi”, kujton Miftari për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Miftari ka hedhur akuza të rënda ndaj Thaçit, për të cilin thotë se është produkt i shërbimeve të huaja sekrete.

”I njëjti njeri që e kemi sot president është vet produkt i shërbimeve sekrete, në këtë rast shërbime armiqësore, si shërbimit sekret francez DGSE dhe shërbimi serb UDB. Thaçi e ka ditur shumë mirë kë e ka brenda pasi vëllamin e Bratisllav Nikloliqit presidenti i jonë Thaçi e ka shumë jaran, shpesh kanë pirë dhe pinë raki bashkë, dhe Thaçi e thërret (OTAC) (babë ) e aj e thërret presidentin ton SINE (djalë). Kjo tregon qartë se presidenti e ka ditur shumë mirë kë e ka brenda këshilltar të vetin”, shprehet Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, po të kishte pasur Kosova prokuror të shtetit që e mbron kushtetutën dhe ligjin dhe interesin nacional, tani pa një pa dy, presidenti do të përfundonte në burg,

“Por kjo nuk ndodhë që nga pas lufta Hashim Thaçi nuk mundur të jeton pa UDB-në dhe serbët dhe kjo është arsyeja pse ai është përkujdesur për ti mbushur edhe prokurorinë, gjyqësinë, policinë dhe AKI-në plot me UDBASHA dhe me familjar të UDBASH-ve dhe me servil të tij”.

Akuzat e Miftarit për lidhjet e Thaçit me UDB-në shkojnë edhe më larg në të kaluarën e familjes së tij.

“Mos ta harrojmë faktin se edhe vëllai i presidentit është ish agjent me dekada i zellshëm i sigurimit sekret serb UDB-KOS dhe sigurimit sekret ushtarak Serb dhe se kishte dëmtuar shumë rëndë UÇK-në sidomos gjatë viteve 1997,1997,1998,1999, kur UÇK ishe dëmtuar shumë rëndë falë këtyre bashkëpunimeve me shërbimet sekrete serbe që janë si duket të trashëguara familjarisht brez pas brezit, që nga koha e Kralëvë e despotëve serb e deri në ditët e sotme, tjetër konkludim këtu nuk ka”, përfundon Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)