Policia e Prizrenit lëshon njoftim: KFOR’i është duke kryer ushtrime në terren

  • 21 June 2019 - 09:21
Policia e Prizrenit lëshon njoftim: KFOR’i është duke kryer ushtrime në terren

Policia e rajonit të Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se me datë 24.06.2019 ditë e hënë, në Rajonin e Komunës së Prizrenit, përkatësisht në afërsi të fshatit Zhurë, KFOR-i me njësitë e veta do të kryej një ushtrim në teren.

Aty, përveç pjesëmarrjes së njësive ushtarake do të ketë edhe mjete të ushtrisë përfshirë edhe helikopter. Ky ushtrim nuk do të pengoj rrjedhën normale të qytetarëve.

“Ju informojmë me kohë për këtë ushtrim ushtarak, në mënyre që qytetarët e rajonit të Vrrinit dhe banorët e Zhurit të mos shfaqin ndonjë habi apo diçka tjetër. Ju lusim që për çdo paqartësi të kontaktoni me policinë dhe nëse shihni shenja të KFOR-it në rrugë apo ndonjë pengesë me mirëkuptim kërkojmë që ato të respektohen nga ana juaj.

Policia e Kosovës, tutje njofton se do të jetë në vëzhgim të këtij aktiviteti dhe do të ofroj shërbime për çdo kërkesë të qytetarëve.

(Kosova Sot Online)