Flet profesori i njohur: Ja pse dështoi Samiti i Parisit, plani në fshehtësi i Thaçit dhe Vuçiqit...

  • 21 June 2019 - 16:24
Flet profesori i njohur: Ja pse dështoi Samiti i Parisit, plani në fshehtësi i Thaçit dhe Vuçiqit...

“Konfliktet janë të thella. Në kuadër të PDK -së ka konflikte të mëdha midis grupeve të krijuara. Në njërën anë është Veseli dhe në anën tjetër është Thaçi. Këtu është çështja e konfliktit edhe në kuadër të bisedimeve me palën kriminale serbe”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Qeveria gjermane dhe ajo franceze kanë zyrtarizuar shtyrjen e Samitit të Parisit, i paraparë të mbahet më 1 korrik në kryeqytetin francez.

E lidhur me dështimin e këtij Samiti, për “Kosova Sot Online”, ka folur profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, deri të ky dështim ka ardhur pasi që pala kosovare është e përçarë dhe spektri politik ka mosmarrëveshje në atë që ka të bëjë me një qëndrim destruktiv të Hashim Thaçit.

Image
Muhamet Kelmendi

“Natyrisht se pala kosovare ka mosmarrëveshje. Z. Veseli e dinë këtë, sepse e dinë qëndrimin e z. Thaçi lidhur me marrëveshjen me shtetin kriminal serb. Qeveria dhe shume faktor ndërkombëtar janë kundër. Pra, kemi një gjendje jo unike, por konfliktuoze. Prandaj edhe z.Veseli kuptohet se aludon në këtë gjendje ngase ai e din konfliktin. Ai ka fakte se si janë gjerat dhe ku po shkohet”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit nuk mundë të ketë përafrim të qëndrimeve për marrëveshje, pasi edhe PDK-ja është ndarë në dy blloqe dhe po kundërshtohet opsioni Thaçi-Vuqiq.

“Konfliktet janë të thella. Në kuadër të PDK -së ka konflikte të mëdha midis grupeve të krijuara. Në njërën anë është Veseli dhe në anën tjetër është Thaçi. Këtu është çështja e konfliktit edhe në kuadër të bisedimeve me palën kriminale serbe”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, derisa nuk bashkohet i gjithë spektri politik kundër opsionit Thaçi-Vuqiq, Kosova nuk ka pse të ngutet që të futet në një dialog-në bisedime për arritjen e marrëveshjes dhe të mbaron në rrugë pa krye. 

“Kosova s’ka pse të ngutet sepse nuk ka se çka të humb. Nga vonesa e zgjidhjes së këtij problemi, arritjes së marrëveshjes me Kosovën humbës është vetëm shteti i përkëdhelur dhe kriminal serb. Duhet vepruar të gjithë së bashku për të ndaluar dhe pamundësuar opsionin e ndarjes prandaj duhet që të bëhet gjithçka të detyrohet Hashim Thaçi që të heq dorë përfundimisht nga ndarja e Kosovës”, theksoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, vetëm duke qenë kështu të unifikuar edhe faktori ndërkombëtar do të bindet dhe nuk do ta injoroj shtetin e Kosovës, i cili në këto bisedime me Serbinë gjithnjë duhet ta ketë mbështetjen edhe nga SHBA-ja si garantues i zbatimit të cilësdo marrëveshje që arrihet mes palëve.

“Ky shtet, shteti i Kosovës ekziston. Dhe, asgjë jashtë këtij shteti nuk mund të vendoset. Natyrisht se nuk ka kurrë mundësi të arrihet marrëveshje pa SHBA-të. Mundë të mbahen samite e samite, madje edhe të të gjithë fuqive evropiane, por pa SHBA-të kurrë problemi nuk mundë të zgjidhet dhe shteti kriminal serb nuk mund të të ndalet prandaj tani është koha që politika e Kosovës ta qartëson pozitën e vetë dhe të ndërtoj një unitet të qartë në bashkë koordinim me SHBA-të”, përfundoi Kelmendi për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)