Shërbimi Korrektues i bashkohet Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese dhe Burgjeve

  • 21 June 2019 - 18:17
Shërbimi Korrektues i bashkohet Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese dhe Burgjeve

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është bërë anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese dhe Burgjeve, International Corrections and  Prisons Association, ICPA. 

ICPA është organizatë joqeveritare dhe ka status te posaçëm konsultativ me këshillim ekonomik dhe social të Kombeve të Bashkuara. 

Shoqata Ndërkombëtare Korrektuese e Burgjeve, ka për qëllim promovimin dhe  ndarjen e praktikave të saj  korrekte, etike dhe efektive për të përmirësuar sigurinë publike në mbarë Botën. 

Shoqata është themeluar në vitin 1998 dhe ka selinë e saj në Beernem të Belgjikës, ndërsa pjesë e saj  janë rreth tridhjetepesë shërbime korrektuese nga e gjithë Bota.

(Kosova Sot Online)