Putin urdhëron suspendimin e të gjitha fluturimeve nga Rusia për në Gjeorgji

  • 21 June 2019 - 22:38
Putin urdhëron suspendimin e të gjitha fluturimeve nga Rusia për në Gjeorgji

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar që përkohësisht të ndalohen të gjitha fluturimet nga Rusia për në Gjeorgji, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Kremilini këtë të Premte, e që erdhi si pasojë e tensionimit të situatës në Gjeorgji pasi që disa zyrtarë rus vizituan vendin.

Kremlini gjithashtu njoftoi se i ka rekomanduar të gjitha agjencioneve të fluturimit që t’i suspendojnë udhëtimet për në Gjeorgji, raporton Reuters.

Situata kishte eskaluar gjatë ditës së djeshme, kur disa zyrtarë rus kishin arritur në Gjeorgji për takim me ligjvënësit pro-rus të Gjeorgjisë. Kjo nxiti trazira të mëdha. 

Nga këto trazira, qindra persona mbetën të lënduar, duke përfshirë këtu policë e protestues.

Kryetari i parlamentit në Gjeorgji dha dorëheqje, pasi që kërkesa ishte që ai të dorëhiqej, por një gjë të tillë nuk e ka bërë ministri i brendshëm, gjë që të njëjtën ia kërkuan edhe atij.

Rusia dhe Gjeorgjia ishin të përfshira në një luftë të shkurtër kundër njëra-tjetrës në vitin 2008, që rezultoi me humbje të një pjese të territorit të Gjeorgjisë.

(Kosova Sot Online)