Dështim i madh, kërkohet dorëheqja e Shpend Ahmetit

  • 22 June 2019 - 07:26
Dështim i madh, kërkohet dorëheqja e Shpend Ahmetit

“Edhe qytetari më i thjeshtë e shtron pyetjen se si ka mundësi që Komunës së Prishtinës ti kenë tepruar plotë 23,3 milion euro nga viti 2018. Derisa po e përcjellin dështimet një nga një ky po tregon se nuk potencial për të dhënë diçka të mirë në qeverisje për Prishtinën”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Komunës së Prishtinës i kanë tepruar plotë 23.3 milionë euro nga viti 2018. Raporti i përgjithshëm i auditimit ka bërë të ditur se gjatë vitit 2018 kjo Komune ka realizuar vetëm 43 për qind të mjeteve për investime kapitale. E duke folur lidhur me këtë, analisti politik, Ragip Guraziu thotë se në këtë mandat të dytë, Shpend Ahmeti do të duhej ta lironte para kohe pozitën e kryetarit, që ta ndërpresë “vullnetarisht” për shkak të dështimit të plotë në qeverisje.

Image
Ragip Guraziu

“Tani shtrohet pyetja edhe sa dështime duhet të ndodhin që të largohet Shpen Ahmeti. Apo edhe sa mandate i duhen atij për të vallëzuar me kë pozitë si me qenë Prishtina pronë e tij trashëguar nga i ati. Raporti i auditivit për vitin e kaluar dhe dështimet që po e përcjellin në këtë 6 mujor të këtij viti flasim mjaft për keq qeverisjen e Shpend Ahmetit dhe arsyen pse ai do të duhej larguar nga pozita e qytetarit. Edhe qytetari më i thjeshtë e shtron pyetjen se si ka mundësi që Komunës së Prishtinës ti kenë tepruar plotë 23,3 milion euro nga viti 2018. Derisa po e përcjellin dështimet një nga një ky po tregon se nuk potencial për të dhënë diçka të mirë në qeverisje për Prishtinën”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, raporti i përgjithshëm i auditimit i cili ka bërë të ditur se gjatë vitit 2018 kjo komunë ka realizuar vetëm 43 për qind të mjeteve për investime kapitale, është një skaner besnik i gjendjes në qeverisjen e tij. 

“Prandaj ai do të duhej sqaruar edhe para qytetarit, para atyre që jua mori votën me premtime të rrejshme, se si qe e mundur që Komunës ti teprojnë 23 milion euro, e në anën tjetër kryeqyteti ka degraduar pothuajse në çdo sferë. Shpend Ahemti do të duhej dorëhequr nga pozita e të parit të Prishtinës është edhe fakti se ai vazhdimisht ka gënjyer kinse janë ndërprerë ndërtimet pa leje, por tani më shumë se kurrë s'po se si p o lulëzojnë këto ndërtime. Po duket sikur fare nuk ka inspektorat, sikur fare nuk ka drejtori. Me gjasë duke parë që nuk do të mundë ta merr edhe një mandat tjetër, Shpend Ahemti ju ka hyrë abuzimeve dhe shkeljes së ligjit prandaj duket sikur ky kryetar komune e ka zbutur zemrën gjatë këtij mandate të dytë dhe s'po shohin dhjeta objekte në Prishtinë nëpër lagje të ndryshme që po ndërtohen pa leje”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)