Sot përfundon pjesa e dytë e testit të maturës

  • 22 June 2019 - 07:36
Sot përfundon pjesa e dytë e testit të maturës

Maturantët e rajonit të Pejës dhe të Mitrovicës janë të fundit që sot do t’i nënshtrohen pjesës së dytë të provimit të maturës, duke e përmbyllur kështu këtë proces për afatin e parë.

Në pjesën e dytë të këtij provimi, maturantët janë përgjigjur në pyetjet nga lënda e matematikës dhe një lëndë zgjedhore të cilin e kanë zgjedhur vet. Në të dy pjesët, testi kishte 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë është me 40 për qind të përgjigjeve të sakta. 

Provimit shtetëror të maturës i janë nënshtruar mbi 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova. Komisioni Shtetëror i Maturës ka mbajtur takime të rregullta dhe ka marrë masa displinore për disa administratorë në disa rajone, ndërsa ka pasur edhe nxënës të përjashtuar si pasojë e shkeljes së rregullave.

(Kosova Sot Online)