Gecaj e fton për bast Haradinajn: Nëse s’bëhet liberalizimi, jep dorëheqje

  • 22 June 2019 - 10:53
Gecaj e fton për bast Haradinajn: Nëse s’bëhet liberalizimi, jep dorëheqje

Ish-këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj për të vendosur një bast lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

Gecaj në një shkrim në profilin e tij ka thënë se Haradinaj duhet të vendos bast publik, që nëse nuk ndodh liberalizimi deri në shtator, atëherë duhet të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Ky shkrim i zyrtarit të LDK’së, vjen pas premtimeve të shumta të kreut të Qeverisë se liberalizimi do të ndodh shpejtë.

Shkrimi i plotë i Gecajt:

Ramush Haradinaj: “Ka gjasa reale, mundësitë janë shumë reale që do të merret vendimi në shtator. Nuk do të kishte logjikë që këshilli i ministrave të na vonojë më shumë këtë vendim”!

Unë e ftoi Ramush Haradinajn të vendosë bast publik se nëse liberalizimi nuk do të ndodhë në shtator ai do të epte dorëheqje … edhe ashtu i ka dalë “boja” kësaj qeverie … mos-liberalizimi i vizave është pasojë e gazit lotsjellës dhe dhunës së shfrenuar që kishte përdorur Haradinaj me shokë për të ardhë në pushtet … marrja e pushtet me çdo kusht bart pasojat e veta, edhe pse në këtë rast është populli që e pëson, jo politikanët e papërgjegjshëm … mos të ishte uria dëshpëruese për pushtet, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtonin lirshëm që nga viti 2017. Lexoni më poshtë deklaratën time “profetike” të vitit 2016:

(Kosova Sot Online)