Policia u thirr në shtëpinë e kandidatit për kryeministër të Britanisë

  • 22 June 2019 - 11:07
Policia u thirr në shtëpinë e kandidatit për kryeministër të Britanisë

Policia britanike u thirr në shtëpinë e kandidatin për kryeministër të Britanisë, Boris Johnson, favoritit për tu bërë kryeministër i ardhshëm, pasi fqinjët dëgjuan një grindje të zhurmshme në mes tij dhe të dashurës.

Policia u thir në orët e para të së premtës në një adresë në jug të Londrës, ku Johnson jeton me të dashurën e tij Carrie Symonds. Johnson aktualisht është duke u divorcuar nga gruaja e tij e dytë.

“Lajmëruesi ishte I shqetësuar për mirëqenien  e gruas fqinje” tha policia në një deklaratë të premtën mbrëma.

“Policia shkoi dhe foli me të gjithë banorët e lagjes ,të cilët ishin të sigurtë dhe mirë”

“Nuk kishte shkelje ose shqetësime për zyrtarët policorë dhe nuk kishte arsye që të ketë aksion policor” u tha në deklaratë.

Një zëdhënës i kandidatit për Kryeministër refuzoi të përgjigjet në pyetje rreth rastit.

Gazeta “The Guardian”, e cila e para raportoi për ngjarjen, tha se një fqinj i pa identifikuar ka dëgjuar gruan duke bërtitur pas disa përplasjeve. Në një moment ai tha se e dashura e Johnson u dëgjua duke i thënë atij që të largohet nga banesa e saj.

(Kosova Sot Online)