Vendimi i fundit, ja kush e quan qesharak Kadri Veselin

  • 23 June 2019 - 07:43
Vendimi i fundit, ja kush e quan qesharak Kadri Veselin

“Po ta kishte me seriozitet Kadri Veseli pastrimin e partisë, nuk do t'i fuste në Këshillin Drejtues njerëz të njohur për pisllëqe. Kadri Veseli prej kohësh mundohet ta luaj rolin e një lideri të përgjegjshëm, por nuk është gjë tjetër veç se një demagog”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Onile”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur që të lirojë nga pozitat në parti dhe në institucione të gjithë zyrtarët që kanë probleme me ligjin. E duke folur për vendimin e Veselit, analisti politik, Faik Krasniqi thotë se kjo mënyrë veprimi kinse pastrimit të pjesshëm të partisë nga disa të dyshuar, nuk mund të merr as minimalen e vlerësimit pozitiv, pasi sipas tij, PDK-ja është partia më e zhytur në krim të organizuar dhe korrupsion.

Image

“Nëse fillon pastrimi i PDK-se nga të korruptuarit dhe të kriminalizuarit brenda partisë, partia do të ngelet pa pjesën më të madhe të anëtarëve të saj. Unë nuk i besoj deklaratave të kreut të PDK-së. Po ta kishte me seriozitet Kadri Veseli pastrimin e partisë, nuk do t'i fuste në Këshillin Drejtues njerëz të njohur për pisllëqe. Kadri Veseli prej kohësh mundohet ta luaj rolin e një lideri të përgjegjshëm, por nuk është gjë tjetër veç se një demagog”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Krasniqit, të gjitha deklaratat e tij për kinse luftimin e krimit e korrupsionit por edhe të nepotizmit, janë shumë qesharake.

 

“Sepse nuk mundë të flet për probleme të tilla një njëri që ka kontribuar në krijimin e tyre. Më shumë bënë deklarata për tallje me opinionin. Nëse e ka seriozisht Kadri Veseli, nuk mjaftojnë vetëm shkarkimet, por të apostrofuarit të përgjigjen për veprat kriminale që i kanë shkaktuar vendit dhe qytetarëve të saj. Dënime dhe konfiskim të pasurisë së vjedhur nga qytetarët e këtij vendi”, përfundoi analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)