Rusia stopon fluturimet e kompanive gjeorgjiane

  • 23 qershor 2019 - 07:54
Rusia stopon fluturimet e kompanive gjeorgjiane

Rusia pezulloi sot fluturimet e kompanive gjeorgjiane në territorin e saj duke nisur nga 8 korriku, një ditë pas dekretit të Vladimir Putin që ndalon fluturimet e kompanive ajrore ruse drejt këtij shteti në Kaukaz.

“Arsyeja e pezullimit është domosdoshmëria për të siguruar një nivel të kënaqshëm të sigurisë ajrore dhe vonesat në pagesa nga ana e kompanive gjeorgjiane”, bëri të ditur në një komunikatë për shtyp Ministria ruse, një vendim që vjen pas protestave në Gjeorgji kundër pushtetit i cilësuar pro-rus.

(Kosova Sot Online)