Goliku, vargje Ramës: I kam kënduar Enverit, tani ty. Ja e bën ti Shqipërinë, ja të tërë ramë në greminë

  • 24 June 2019 - 09:29
Goliku, vargje Ramës: I kam kënduar Enverit, tani ty. Ja e bën ti Shqipërinë, ja të tërë ramë në greminë

Është pritur me vargje të dedikuar dhe isopolifoni kryeministri Edi Rama në takimin elektoral të Tepelenës.

Këngëtari i njohur Goliku, që dikur i këndonte Enverit ka zgjedhur të tregojë se në këtë ditë është ngritur nga spitali dhe ka ardhur të këndojë për Ramën, njësoj si bëri në vitin 1983, kur u ngrot nga spitali ku ishte operuar për të kënduar për Enver Hoxhën.

“Përshëndetje populli shqiponjë i Tepelenës, përshëndetje kryeministri jonë i shquar, i gjithë Shqipërisë dhe miku i Tepelenës, Edi Rama. Përshëndetje kolosi jonë gjigandi Termet Peçi”-kështu e ka nisur fjalën e tij Goliku e më pas ka treguar atë që e ka quajtur sekret.

“Po ju tregoj një sekret popullit tim dhe udhëheqësve. Në 83 i operuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ngrihem i operuar dhe shkova në Gjirokastër në festival me gjysmë trupit, këndova para komandantit të asaj kohe, sot nga Gjirokastra vij nga spitali për disa probleme, nuk ka rëndësi, dhe ngrihem nga spitali atje dhe vij për këtë komandant këtu”- tha ai.

Më pas i recitoi këto vargje:

Mirë se erdhe Edi Rama

Ku nuk të ka shkuar fama

Në Amerikë të Obama

Ti je burrë që s’do reklama

Sot kjo kala me bedena, të thotë mirë se erdhe Tepelena.

Po të pyec popullsinë

Thonë të gjithë duam Edvinë

Ja e bënë ti Shqipërinë

Ja të tërë ramë në greminë

Je i madh je burrë shteti të njeh globi, gjithë mileti

Përkrah Gramozi, Tërmeti, ndriçohet si meteor deti

Ti e ke mendjen të artë, lum ne që të kemi fat

Më datën 30 qershor, do ti marrc frenat në dorë

Kryeministri madhor, rrofsh sa mali Tomor

Sot kala me bedena të thotë rroftë gjithë Tepelena

Pjesa nga kënga

Me pas grupi ia ka marre kenges, mes te ciles edhe keto vargje te kenduara:

“Mirë se vini, mirë se vini miq e të ftuar

Na ka ardhur Edi Rama në sofrën e shtruar

Në 30 qershor do bënet votomi

Kjo është e vërteta ky është dhe provimi”

(Kosova Sot Online)