Kosovarët nuk e mbështesin korrigjimin e kufijve Kosovë – Serbi

  • 24 June 2019 - 10:30
Kosovarët nuk e mbështesin korrigjimin e kufijve Kosovë – Serbi

Mbi 60 përqind e kosovarëve nuk e mbështesin korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, një opsion të cilin Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke e avokuar tash e gati një vit.

Hulumtimi i fundit i Institutit RIDEA në Prishtinë thotë se 55 përqind e kosovarëve janë absolutisht kundër një korrigjimi të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë në këmbim të njohjes globale të Kosovës dhe hapjes së rrugës që Kosova të marrë ulëse në OKB.

5.8 përqind e qytetarëve mendojnë se “ndoshta nuk duhet” që Kosova dhe serbisë t’i ‘korrigjojnë kufijtë’ në këmbim të njohjes globale të Kosovës.

Ndërsa 15.2 përqind e qytetarëve, sipas sondazhit, mendojnë se “definitivisht duhet” që Kosova dhe Serbia t’i korrigjojnë kufijtë për të gjetur një zgjidhje politike mes tyre, ndër4sa 17.1 përqind mendojnë se “ndoshta duhet” që dy vendet t’i korrigjojnë kufijtë në këmbim të njohjes globale të Kosovës dhe hapjes së rrugës së Kosovës për një ulëse në OKB.

(Kosova Sot Online)