Alarmon eksperti: Qeveria po e mban fshehtë, ky është mashtrimi nga Haradinaj

  • 24 June 2019 - 12:30
Alarmon eksperti: Qeveria po e mban fshehtë, ky është mashtrimi nga Haradinaj

“Nëse vazhdojnë politikanët me këto gënjeshtra, atëherë mund të them se në vitet në vazhdim Kosova do të vazhdon ta humb substancën e popullatës, në vitet në vijim do të jetë edhe më keq, do ketë rënie të numrit të popullsisë dhe ky numër do të sillet deri në vetëm 600 mijë apo deri në 800 mijë banor”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i fushës ekonomike, ekspert i, Dardan Grapci, ka reaguar lidhur me deklarimin optimist e pozitiv të kryeministrit Haradinaj, i cili ditë më parë paraqiti shifra inkurajuese, sipas tij të rënies së numrit të qytetarëve punë kërkues në Republikën e Kosovës.

Grapci thotë se i gjithë spektri politik në vend po e injoron këtë problem serioz, prandaj ata shërbehen vetëm me disa shifra zyrtare, që mund të jenë edhe të porositura si të tilla për tu raportuar e mashtruar opinionin. Sipas tij, e vërteta qëndron shumë larg asaj që raportohet nga këta qeveritar të pa përgjegjshëm të cilët dita ditës po e zhytin vendin në krizë të thellë dhe në papunësi. 

Image
Dardan Grapci

“Si Kryeministri ashtu edhe shumë deputet të tjerë në kuvend, shumë ministra e zëvendësministra e zëvendëskryeministra në Qeverinë e Kosovës po flasin vetëm fjalë të thata e jo atë që është reale e që është gjendje shumë kritike”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Madje Grapci thotë se për dallim nga shifrat zyrtarë të papunësisë, ato reale mundë të shkojnë edhe në 60%.

“Shkalla e papunësisë nuk është as 31.6% por është më e lartë se 50% e deri në 60% , prandaj po të kishte ulje të papunësisë gjatë muajve janar-mars 2019, prej 4.7% sa po thotë Kryeministri jam i bindur që qytetaret nuk do kishin ikur nga vendi, por e gjitha kjo është thjeshtë një deklarate e rrejshme sa për ti gënjyer qytetarët, ndërkombëtarët por edhe ata të diasporës se Qeveria kinse po punon, por në fakt më shumë po e shkatërrojnë qytetarin”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Grapcit, interesi tek qytetarët për regjistrim në entin për punësim ka humbur qysh në vitet 2014-2015, sepse qytetarët e kanë vërejtur që aso kohe se nuk ka gjë nga premtimet e politikës, por të gjitha po mbeten vetëm në letra dhe gënjeshtra të politikanëve.

“Prandaj rinia e sotme, shumica e tyre sot dëshirojnë ta kenë një punë sa për ti paguar studimet dhe sa për të ju mbetur ndonjë euro në xhep, e jo të punojnë si robër për shtet e për vete të varfërohen edhe më shumë. Dhe pikërisht nga ky dëshpërim, dhe depresion që e kanë qytetarët, të vetmen alternativë për momentin e kanë ikjen nga vendi në vendet e BE-s”, nënvizoi analisti Grapci për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Grapci thotë se edhe kjo Qeveri ka dështuar në zhvillimin ekonomik të shtetit, për shkak se nuk kanë strategji se si ta zgjidhin këtë situatë.

“Sepse me të vërtetë s’po ju intereson se çka po ndodhë me rininë Kosovare. Me këtë trend mashtrimi që po vazhdon ta bëjë qeveria, ikja e rinisë jashtë vendit vetëm sa do të merr përmasa akoma më alarmante se që kemi tani. Nëse vazhdojnë politikanët me këto gënjeshtra, atëherë mund të them se në vitet në vazhdim Kosova do të vazhdon ta humb substancën e popullatës, në vitet në vijim do të jetë edhe më keq, do ketë rënie të numrit të popullsisë dhe ky numër do të sillet deri në vetëm 600 mijë apo deri në 800 mijë banor”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)