I riu vdes pasi tërhiqet në makinën për bluarjen e mishit

  • 24 June 2019 - 14:27
I riu vdes pasi tërhiqet në makinën për bluarjen e mishit

Një 18-vjeçar në Filipine ka vdekur pasi makina për bluarjen e mishit e tërhoqi atë dhe e mbyti në vend.

Autoritetet lokale ende janë duke pritur për rezultatet e autopsisë, për të gjetur shkakun e saktë të vdekjes së të riut, i cili është identifikuar si Jomar Junco.

Raportohet se i riu punën në kompaninë e sallameve e kishte nisur vetëm dy javë më parë.

Sipas zëdhënësit të policisë Jerwin Servano, punëtori i ri u kap në krahun e djathtë nga mikseri i mishit dhe më pas u tërhoq brenda në makinë. Raportet thonë se aksidenti ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit.

Image

 

(Kosova Sot Online)