Harry dhe Meghan të japin llogari! Shpenzojnë 3 mln dollarë nga taksapaguesit britanikë

  • 25 June 2019 - 11:38
Harry dhe Meghan të japin llogari! Shpenzojnë 3 mln dollarë nga taksapaguesit britanikë

Princi Harry dhe Meghan kanë shpenzuar 2.4 milion paund ose 3 milionw dollarw, para publike, duke rikonstruktuar  shtëpinë e tyre në bazën e Windsor Castle.

Të sapomartuarit u larguan nga Pallati Kensington këtë pranverë pas lajmeve për një përçarjeje me vëllain e tij William dhe kunatën Kate.

Ndërtesa shekullore Frogmore Cottage ishte një dhuratë për çiftin nga Mbretëresha.

Prona e shekullit të 19-të ishte konvertuar në pesë shtëpi të vogla dhe duhej të kthehej në një shtëpi të vetme. Tavanet dhe dyshemetë u zëvendësuan së bashku me shtimin e banjove të reja, dhomave të gjumit dhe një kuzhinë.

Kritikët e kanë quajtur shpenzimin ‘të egër’ – por miqtë e Harry dhe Meghan, të cilët thuhet se kanë punësuar dizajnuesin e famshëm të Soho Farmhouse në Oxfordshire, këmbëngulin se nuk kemi të bëjmë me shpenzime aq të mëdha sa njerëzit mund të mendojnë.

Kur punimet ishin planifikuar para se të mbërrinte në jetë djali Archie, ekspertët parashikonin se kostoja e tatimpaguesve mund të kushtonte më shumë se 3 milionë paund, por ekipi i çiftit mbretëror këmbënguli se kishte të ngjarë të ishte sa gjysma e atij.

Por duke qenë se projekti ende nuk është i plotë – thuhet se do të kushtojë shumë më tepër se 2.4 milionë paund.

Image

 

(Kosova Sot Online)