Prindi nga Gjakova në ankth për vajzën e mitur, i zhduket nga shtëpia

  • 25 June 2019 - 14:40
Prindi nga Gjakova në ankth për vajzën e mitur, i zhduket nga shtëpia

Një prind nga qyteti Gjakovës tash e disa ditë është në ankth për vajzën e mitur. Ajo ka kohë që ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rastin, familja e së miturës e ka lajmëruar në polici.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)