Kosova ia lejon vizitën Marko Gjuriqit në veri

  • 26 June 2019 - 11:24
Kosova ia lejon vizitën Marko Gjuriqit në veri

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u ka dhënë leje për vizitë në Kosovë, drejtorit të të ashtuquajturës, Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministrit të Arsimit serb, Mladen Sarceviq.

Këtë  e ka bërë të ditur, Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, per media. Ai ka thënë se kanë pranuar kërkesat e tyre, të cilat ai i ka quajtur standarde. 

“Po ata do të vinë në Kosovë më datën 28 të këtij muaji (e premte). I kemi aprovuar kërkesat dhe ata do ta vizitojnë Kampusin Universitar në Mitrovicë”, tha Zyberaj.Ndryshe, arsyeja e kësaj vizite është festa e Vidovdanit e cila festohet më 28.

(Kosova Sot Online)