5-vjeçari nga Hani i Elezit u sulmua nga ujku, policia jep detaje

  • 26 June 2019 - 12:44
5-vjeçari nga Hani i Elezit u sulmua nga ujku, policia jep detaje

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke ruajtur bagëtinë, është sulmuar nga një ujk.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Më pas i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë, është sulmuar nga një ujk. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti fillimisht ndihmën mjekësore e ka pranuar në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)