Ismaili: Nuk ka më infuzione nga Serbia por veç nga Gjermania

  • 26 June 2019 - 13:38
Ismaili: Nuk ka më infuzione nga Serbia por veç nga Gjermania

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka treguar se është ndërprerë furnizimi me infuzione nga Serbia. Këtë ai e ka thënë para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.

Madje, ka treguar se kanë gjetur zgjidhe edhe ku do të furnizohen me infuzione.

Sipas tij tash Kosova furnizohet nga Gjermania me këto produkte. Por ai e ka arsyetuar këtë kontratë duke thënë duke thënë se produktet serbe nuk ndalohen totalisht në Kosovë.

Këto deklarata Ismaili i ka bërë gjatë raportimit  në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ku foli dhe për shumë çështje tjera.

Ai është shprehur se revidimi i listës esenciale të barnave është në përfundim dhe se kanë dorëzuar një draft final tek OBSH-ja.

Duke folur për listën e re esenciale, ministri Ismaili theksoi progresin që do të arrihet me anë të saj.

Sipas tij me anë të saj do të largohen shumë interpretime të gabueshme. Ndërkaq, tha se do të angazhohet që të futen dhe barna për sëmundje të rralla, mirëpo nuk ishte konkret për cilat bëhet fjalë.

Për mungesën e barnave, ministri tha se kjo ka të bëjë dhe me mungesën e ofertave dhe për këtë, ai bëri të ditur se kanë arritur marrëveshje me UNICEF-in  për ta zgjidhur këtë problem.

Në lidhje me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, ministri i Shëndetësisë tha se ka pas takime me te huaj për t’i parë format se si duhet gjetur një zgjidhje për këtë për të mos u zhytur në borxhe.

Sipas tij duhet marrë parasysh modelin gjerman të sigurimeve shëndetësore.

(Kosova Sot Online)