Ky është deputeti i pozitës që thotë se e jep votën për ta rrëzuar Haradinajn nga pushteti

  • 26 June 2019 - 13:54
Ky është deputeti i pozitës që thotë se e jep votën për ta rrëzuar Haradinajn nga pushteti

Deputeti i partisë Nisma, Milaim Zeka, thotë se është i gatshëm ta jap votën e tij për ta çuar Ramush Haradinajn në shtëpi.

Se do të votojë pro rrëzimit të qeverisë, Zeka thotë se i ka thënë Rexhep Selimit, Albulena Haxhiut e Fatmire Kollçakut gjatë një takimi në Holandë.

“Glauk thuaje te verteten Dje, Glauk Konjufca i VV-se, tha se “ asnje deputet i shumices nuk ka dhane voten per rrezimin e qeverise”! Gjate vizites tone ne Holande, Dr Fatmire Kollqakut, po edhe ty e Albulena Haxhiut, edhe Rexhep Selimit, ju kam premtu qe voten time e keni. Prap po ju them publikisht: Kur doni llogaritni ne voten time”, shkruan Zeka.

Ai thotë se është mirë që t’i çojnë sa më shpejt këta politikanë në shtëpi. 

“Jam i bindur deri te Zoti qe sa me shpejte te rrezohet kjo qeveri, dhe sa me shpejte qe i qojme ne pension keta politikan, aqe me mir per Kosoven…!!!”, shprehet Zeka.

Ndryshe, Zeka thashmë ka themeluar një parti të tij të re.

Ndërkohë, opozita tash e një kohë janë bërë bashkë për ta rrëzuar qeverinë, mirëpo ata ende nuk i kanë siguruar votat e nevojshme.

(Kosova Sot Online)