Nesër mblidhet Kuvendi për dy seanca të jashtëzakonshme

  • 26 June 2019 - 16:49
Nesër mblidhet Kuvendi për dy seanca të jashtëzakonshme

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme rreth zhvillimeve aktuale në vend

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se seanca e parë do të nis nga ora 10:00, kurse e dyta nga ora 11:00.

Në seancën e parë do të votohet në lexim të dytë Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Në seancën e dytë që fillon posa të përfundoj e para, deputetët do të diskutojnë për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës.

(Kosova Sot Online)