Donald Trump me status të çuditshëm
Tweet-at e tij janë shumë të shpeshtë. Për çdo gjë shkruan. Madje e ka faqe me të cilën i referohet edhe gjërave dhe vendimeve të mëdha që merr për Amerikën dhe shtetet e tjera.
Këtë herë presidenti i Amerikës Donald Trump ka vendosur që të godasë me një status të tregojë që nuk po i rrihet.
“BORING”, është fjala e vetme që ai e ka shkruar në Tweeterin e tij para pesë orësh.
E mediat amerikane kanë aluduar se këtë fjalë ai e ka shkruar për shkak të debateve të para të fushatës për president në Amerikë.
Statusi i tij u shkrua pikërisht kur nisi transmetimi i parë i debatit në televizionin NBC News.
Ishte debati i parë i Demokratëve në Miami. Por i gjithë debati u harrua pas këtij statusi.
Mediat u fokusuan tek faqja e Tweeterit të Trump.
(Kosova Sot Online)