Gjuriq vjen në Kosovë në “kulm të krizës në Veri”- MPJ tregon pse e lejoi

  • 27 June 2019 - 12:42
Gjuriq vjen në Kosovë në “kulm të krizës në Veri”- MPJ tregon pse e lejoi

Marko Gjuriq, i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën në Serbi, është në Kosovë. Në kohë “krize” në veri, Gjuriqit i jepet leja nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë në vend

Jetlir Zyberaj nga Ministria e Punëve të Jashtme, ka konfirmuar se Marko Gjuriq ka bërë kërkesë për vizitë në Kosovë dhe ajo iu është aprovuar.

“Kërkesa është bërë normalisht për një vizitë sipas rregullave dhe është aprovuar”, ka thënë Zyberaj. 

Kjo vizitë e Gjuriq vjen pasi Beogradi pretendon se “situata është vetëm një hap para se të dalë nga kontrolli”. Kurse, në Prishtinë thonë se mungesa e artikujve në veri është shkaktuar në mënyrë artificiale.

Në ndërkohë presidenti i Serbisë thotë se do të gjendet mënyrë që të dërgohen artikujt në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës thotë se do të mbyllen të gjitha kanalet e kontrabandës.

(Kosova Sot Online)