Haradinaj me qëllime të qarta për anëtarësimin në NATO

  • 28 June 2019 - 11:41
Haradinaj me qëllime të qarta për anëtarësimin në NATO

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë sot pjesë në ceremoninë e ndërimit të drejtorit të Ekipit Këshillues Ndërlidhës në NATO-s në Kosovë.

Ai ka falënderuar gjeneralin Uwe A. Becker për shërbimin në Kosovë.

“Për mua dhe qytetarët e Kosovës është një moment i madh që t’i themi faleminderit Gjermanisë për kontributin për më shumë se dy dekada në Kosovë”.

“Mendoj se jemi dëshmitarë të dinamikave të mëdha në vendin tonë. Për Kosovën si vend i ri nuk është e lehtë që të fitojë besimin, nisur nga qytetarët e vet, përfshirë komuniteve, por edhe fqinje dhe partnerëve”, ka thënë Haradinaj.

“Është me rëndësi për ne që ta kemi besimin e partnerëve. Qëllim dhe vizion e kemi anëtarësimin në NATO. Jam i sigurt se NATO ka më shumë njohur se kush jemi ne”.

 

 

(Kosova Sot Online)