Serbët shpërthejnë në parulla “Kosova është Serbi” në Gazimestan

  • 28 June 2019 - 13:00
Serbët shpërthejnë në parulla “Kosova është Serbi” në Gazimestan

Vidovdani që njihet si festë kombëtare dhe fetare serbe festohet çdo 28 qershor. Vidovdani në Kosovë festohet në Gazimestan dhe Graçanicë. Mesazhet nacionaliste si “Kosova është Serbi” dhe parulla tjera të ngjashme janë gjithmonë prezente.

Kisha Ortodokse Serbe kujdeset që kjo festë të mer konotacion fetar duke shpalosur flamuj të Greqisë dhe Rusisë, si shenjë e aleancës ortodokse mes popujve.

Serbët kanë udhëtuar nga qytetet e Serbisë për tu mbledhur në Gazimestan, me autobusë dhe vetura private të përcjellur nën masa sigurie nga Policia e Kosovës.

Të organizuar dhe në turma po festojnë me këngë nacionaliste dhe flamuj të Serbisë dhe flamuj të Greqisë e Rusisë.

(Kosova Sot Online)