Tha se ka lidhje dashurie me Haxhi Shalen, Angelina i bashkohet Milaim Zekës?
Angelina Shala, e cila ishte përfolur për lidhje dashurie me deputetin e Nismës, Haxhi Shalën, është parë në disa fotografi me deputetin Milaim Zeka.
Jozyrtarisht thuhet se ajo mund të bëhet pjesë e Partisë Euroatlantike të Kosovës, të themeluar nga deputeti Zeka.
Një gjë e tillë duket se është paralajmëruar përmes publikimit të atyre fotografive.
Shala e cila jeton në Gjermani është përfolur në Kosovë për lidhjen e fshehtë me deputetin e Nismës, Haxhi Shalën.
Madje, disa herë ajo kishte publikuar fotografi me të.
(Kosova Sot Online)