Godet ambasadori amerikan: Gjykatësit e Supremes morën rroga pa punuar asgjë

  • 28 June 2019 - 18:30
Godet ambasadori amerikan: Gjykatësit e Supremes morën rroga pa punuar asgjë

Ambasadori Philipp Kosnett thotë se disa gjykatës të Gjykatës Supreme janë paguar një vit pa bërë asnjë punë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett, cdo javë i raporton shkeljet dhe parregullësitë e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Këtë të premte ai ka komentuar pagesën e gjykatësve të Dhomës Speciale në Gjykatën Supreme, të cilët janë paguar një vit, pa asnjë vendim të marrë nga ta.  

“Gjykatësit e Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim, për shkak se një ligj i vjetër, tash i ndryshuar, thoshte se gjykatësit e EULEX’it duhet të jenë prezentë për t’u mbajtur gjykimet”, ka shkruar Kosnett.

Sipas tij, këta gjykatës mund të kishin përgatitur lëndë të vjetruara përgjatë kësaj periudhe.

(Kosova Sot Online)