Vjedh Iphone X në Prizren, arrestohet nga policia

  • 28 June 2019 - 21:15
Vjedh Iphone X në Prizren, arrestohet nga policia

Policia raporton se sot ka arrestuar një të dyshuar për një vjedhje që ka ndodh më 25 qershor në Prizren.

Vjedhja është kryer nga i dyshimti R.Ç i lindur në vitin 1999.

“I dyshimti pasi e ka kryer ketë veprim kriminal ka arritur që të fshihet nga organet e policisë, përderisa policia duke vepruar në mënyre efikase dhe profesionale ka arritur të identifikoj të dyshimtin dhe sot me datë 28.06.2019 i njëjti është ndaluar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”. 

“Viktimës policia ja ka kthyer gjërat e vjedhura përderisa ende është në kërkim të një telefoni ‘Iphone X’, që ka qenë i vjedhur nga i dyshimti”, thonë nga Policia.

(Kosova Sot Online)