Paloka: Rama po blen vota edhe tani që garon i vetëm

  • 30 June 2019 - 09:50
Paloka: Rama po blen vota edhe tani që garon i vetëm

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se edhe në këtë garë elektorale ku në shumicën e bashkive nuk ka kandidatë përballë atyre të PS-së, ka blerë vota. Ish-deputeti Edi Paloka në një deklaratë për mediat nga selia blu ka shfaqur një video, ku sipas tij tregohet se jepen lekë për blerjen e votës, nga “një grup i strukturuar kriminal i PS-së dhe Bashkisë së Tiranës”, siç ai shprehet. 

Paloka tha se PD ka identifikuar një nga personat e përfshirë sipas tij në krim zgjedhor, Edmond Hajro, komisioner i PS-së tek njësia numër 9, është gjithashtu dhe administrator i një pallati i emëruar nga Bashkia e Tiranës.

Paloka bëri thirrje që qytetarët të bashkohen me personat e tjerë që po protestojnë pranë disa qendrave të votimit, përmes thirrjeve për të mos votuar.

(Kosova Sot Online)