Kërkohet paraburgim për personat që u zunë me 81 kilogramë drogë

  • 01 July 2019 - 19:05
Kërkohet paraburgim për personat që u zunë me 81 kilogramë drogë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë realizuar një aksion, të dielën me ç’ rast nga ky aksion janë konfiskuar tetë paketime marihuanë, me peshë 81.5 kg dhe tri vetura, mjete më të cilat dyshohet se personat me inicialet, M.S., M.A., dhe D.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar,  të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ndaj tyre është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.


(Kosova Sot Online)