Nisma thumbon ish-ministrin që u largua nga partia
Nisma Socialdemokrate sërish ka hedhur kritika në drejtim të ish- ministrit, Bajram Hasani i cili para disa ditësh u largua nga kjo parti.
Nisma ka thënë se me gjithë dorëheqjen e kryetarit dhe dy zyrtarëve të saj, kjo parti do të vazhdojë punën dhe vizionin e saj me një përkushtim edhe më të madh.
Tutje, kjo parti thotë se rruga e nisur nga kryetari i partisë, Fatmir Limaj me mbështetjen e anëtarëve të degës së partisë në Gjilan, do ta trasojmë edhe më mire, më zellshëm dhe më me interes partinë për të mirën e qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës në tërësi.
“Me gjithë dorëheqjen e kryetarit dhe dy zyrtarëve të saj, Nisma Socialdemokrate në Gjilan do të vazhdojë punën dhe vizionin e saj me një përkushtim edhe më të madh, pasiqë shumica absolute e anëtarëve të kësaj dege janë në mbështetje të strukturave qendrore dhe kryetarit Fatmir Limaj dhe të gatshëm të vazhdojnë rrugën e nisur të cilën do ta trasojmë edhe më mire, më zellshëm dhe më me interes për të mirën e qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës në tërësi. Diçka e mirë po vjen”, thuhet në njoftimin e partisë.
(Kosova Sot Online)