Zbulohet i gjithë skenari për rrëzimin e qeverisë në shtator, ja pazaret politike

  • 02 July 2019 - 08:03
Zbulohet i gjithë skenari për rrëzimin e qeverisë në shtator, ja pazaret politike

“Duke qenë se është kështu, që tani kanë filluar të bëhen matematikat zgjedhore nga të gjitha partitë politike, e në veçanti nga partitë më të vogla duke filluar partia e kryeministrit, pra nga AAK-ja që ju prinë partive të vogla, për të vazhduar tek NISMA, AKR, PSD e Shpend Jahtit, e të mos flasim për PEK-un e Milaim Zekës, që janë të gatshme në çdo kohë të bëjnë pazare me partitë e mëdha për t'u katapultuar në listat e tyre zgjedhore, por edhe duke kushtëzuar me pazare pas zgjedhore”, tha Zeqa “Kosova Sot Online”.

Përkundër faktit që raportet politike në mes të pozitës dhe opozitës kosovare në Kuvendin e Kosovës duken shumë të acaruara, opozita ka nisur përgaditjen e mocionit për rrëzimin e qeverisë dhe shpërbërjen e kuvendit të Kosovës.

E sipas analistëve politikë, opozita një veprim të tillë nuk po e qon deri në fund, duke bërë kalkulime me kinse çështje numrash. Ata vlerësojnë se kjo është një taktikë që po e luajnë të gjitha partitë politike, pazaret që i bëjnë në prapaskena që qeveria të rrëzohet në shtator e që zgjedhjet të mbahen në tetor dhe deputetëve të ju njihet mandati i plotë si deputetë të kësaj legjislature.

Image
Florim Zeqa

“Me të arritur ky "momentum" ligjor, në shtator do të ndodhë “shembja” e kabinetit Haradinaj dhe kjo qeveri do të bie si një kullë prej letre. Duke qenë se është kështu, që tani kanë filluar të bëhen matematikat zgjedhore nga të gjitha partitë politike, e në veçanti nga partitë më të vogla duke filluar partia e kryeministrit, pra nga AAK-ja që ju prinë partive të vogla, për të vazhduar tek NISMA, AKR, PSD e Shpend Jahtit, e të mos flasim për PEK-un e Milaim Zekës, që janë të gatshme në çdo kohë të bëjnë pazare me partitë e mëdha për t'u katapultuar në listat e tyre zgjedhore, por edhe duke kushtëzuar me pazare pas zgjedhore se kush çka do të merr në qeverinë e pas zgjedhjeve të tetorit të këtij viti”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, tani një pikëpyetje e madhe mbetet tek dy subjektet politike opozitare, LDK e VV, kur dihet fakti se LVV-ja akoma nuk është këndellur nga ndarja si dhe LDK- ja që ende nuk e ka përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor, sa janë dhe a janë të gatshme që si të vetme të përballen me PDK-në e Kadri Veselit.

“Edhe pse jo zgjidhje optimale për vendin, vetëm një arritje e marrëveshjes për një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe LVV-së, do t’ia fundoste shpresat PDK-së për vazhdimin e mandatit qeverisës, ndryshe çdo kalkulim tjetër do t'i konvenonte Kadri Veselit për vazhdimin e ëndrrës për pushtet”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”. 

“Tashmë janë bindur qytetarët se të gjitha partitë politike, pa dallim, janë vetëm korporata fitimprurëse për elitat partiake dhe se liderët e tyre janë pazarxhinj për interesa puro personale dhe të klientelës së tyre, e sidomos për interesa të nëntokës kriminale, e cila edhe i financon të gjitha partitë politike pa asnjë dallim, kështu që në mungesë të nismë të re politike, përkatësisht "Lëvizjes së re politike" nga mërgata e jonë e cila është në ngjizje e sipër në embrionin e saj, zgjedhjet e vjeshtës, përveç se nuk do të sjellin ndryshimin e duhur, nuk paraqesin ofertë të mirë për elektoratin e zhgënjyer kosovarë’, përfundoi analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)