Vajza hedh në det një letër në shishe, i vjen një përgjigje nga Moska

  • 02 July 2019 - 09:31
Vajza hedh në det një letër në shishe, i vjen një përgjigje nga Moska

Një vajzë 4 vjeçare, nga Britania e Madhe, e cila e ka hedhur një letër në shishe gjatë kohës sa po qëndronte në Spanjë për pushime, ka marrë një përgjigje nga një çift i Moskës.

Taylor Powell, e gjuajti shishen në ditën e tretë të pushimeve të saj, në qytetin Santa Susanna, afër Barcelonës, raporton Daily Mail.

Ajo në shishe e vendosi edhe fotografinë e saj dhe shkroi: ‘Nëse e gjen këtë fotografi, të lutem përgjigju me një emër, vendin ku jeton dhe një fotografi’.

Dhe ajo u habit, kur babai i saj, Ritchie, 31 vjeçar, morri një letër nga një çift të quajtur Sasha dhe Alex, të cilët thanë se e kanë gjetur atë në Lumin Moskva, lum i cili kalon në përmes Moskës. 

Ata ia dërguan një fotografi Taylorit, një shënim dhe një fotografi të Google Maps, që tregon se ku e kanë gjetur shishen, ndërsa në shkrim shkruhej ‘Nga Rusia me dashuri’.

Ekspertët thonë se e vetmja mënyrë që shishja të ketë përfunduar aq larg, është nëse ka udhëtuar drejtë veriut.

Ritchi tha: ‘Kur it hash Taylorit se dikush i është përgjigjur mesazhit të saj, fytyra e saj ndryshoi tërësisht. Ajo ishte shumë e lumtur.’

“I kërkova që të dërgojnë prova dhe kështu ata më dërguan në telefon lokacionin e tyre. Ishim shumë të habitur” tha ai, “Ne i thamë Taylorit se shishja e saj e ka kaluar Mesdheun dhe peshkaqenët – dhe ka shkuar për në Moskë. Ajo u emocionua tepër”.

Ndërsa në përgjigje nga çifti rus, shkruhej “Ne shpresojmë se pushimi yt në Spanjë ka qenë i mrekullueshëm – nga Rusia me dashuri, Sasha dhe Aleks”.

Image

(Kosva Sot Online)