Apeli refuzon ankesën e Prokurorisë për rastin e MTPT’së ku përfshihej Fatmir Limaj

  • 02 July 2019 - 10:40
Apeli refuzon ankesën e Prokurorisë për rastin e MTPT’së ku përfshihej Fatmir Limaj

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale kundër F. L., dhe të tjerëve në “rastin e MTPT-së”.

Të akuzuar për rastin e MTPT’së, ishin Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Shpëtim Telaku.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 30.05.2018, është vërtetuar nga Gjykata e Apelit. 

F.L.,E.SH., N.K., F.Z., dhe SH.T., akuzoheshin nga Prokuroria për shkak te veprave penale  nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, si krim i organizuar,  shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit, keqpërdorimi i autorizimeve ne ekonomi, dhe  vepra tjera penale në formë të mos deklarimit të parave të pranuara për fushatë, parashikuar me Rregulloren e Unmikut nr.2004/2 për pengimin e shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme penale.

Gjykata gjeti se shkalla e parë nuk ka bërë shkelje esenciale procedurale, ka aplikuar drejte ligjin penal, si dhe e ka vërtetuar drejtë dhe në mënyrë te plotë gjendjen faktike.

Ky proces maratonik gjyqësor ndaj ish-ministrit të Transportit, sot zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj dhe të akuzuarve të tjerë për vepra penale që lidhen me korrupsionin ka përfunduar në vitin 2017.

(Kosova Sot Online)